Tetë të shëruar dhe tri raste pozitive me COVID-19 në Kamenicë

Kosova

Tetë të shëruar dhe tri raste pozitive me COVID-19 në Kamenicë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tetë persona dhe tre të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës janë shëruar tetë persona dhe tre të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”.

Sipas njoftimit, personat e identifikuar vijnë nga Hogoshti dhe Kamenica.

Deri më tani në Kamenicë  janë identifikuar 119 raste me COVID-19, prej tyre 91 të shëruar plotësisht, ndërsa raste aktive janë 19, kurse 9 persona kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat