I infektuari me koronavirus sillet nëpër sheshin e Vushtrrisë

Kosova

I infektuari me koronavirus sillet nëpër sheshin e Vushtrrisë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Një person i cili ishte i infektuar me koronavirus në Vushtrri është parë dje duke u sillur në sheshin ‘Hasan Prishtina’.

I infektuari nuk ka respektuar vendimin për vetizolim, ndërsa me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:10.

“I dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19 nuk kishte respektuar vendimin për vet-izolim dhe kishte dalë. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat