Rufki Suma: Zgjohem herët, e fali namazin dhe më pas shkoj në punë

Kosova

Rufki Suma: Zgjohem herët, e fali namazin dhe më pas shkoj në punë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 08:29
Rufki Suma

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, padyshim se është ndër kryetarët më të veçantë të komunave të Kosovës, ku si i pavarur i ka mposhtur të gjitha partitë politike.

Suma i ftuar në emisionin “Zgjohu” në TV Dukagjini, ndërsa ka treguar si nis një ditë e tij fillon shumë herët.

“Zgjohem herët 04:30 apo 05:00, e fali namazin, punoj diçka në serë në dhe më pas shkoj në punë. Më së voni në ora 06:00 ose edhe më herët shkoj në punë, kjo ka qenë traditë, jo vetëm tani por edhe në Trupat e Mbrojtjes”, ka thënë Suma.

I pyetur se a i fal të gjitha vaktet, Suma ka thënë nuk mundet të gjitha për shkak të obligimeve.

“Sidomos kohën e namazit nuk diskutohet edhe jacinë, kurse vaktet tjera nganjëherë nuk mundem rregullisht për shkak të obligimeve. Shkoj në xhami sidomos të xhumave. Jemi musliman e kemi obligim t’i kryejme edhe obligimet fetare, por ka edhe musliman por edhe feve te tjera që nuk i kryejnë obligimet fetare”, ka thënë Suma.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat