​MI-ja financon dy projekte infrastrukturore në Istog - Bota Sot
​MI-ja financon dy projekte infrastrukturore në Istog

Kosova

​MI-ja financon dy projekte infrastrukturore në Istog

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:12
​MI-ja financon dy projekte infrastrukturore në Istog

Ministri Abrashi dhe kryetari i Istogut, Rugova nënshkruan memorandum për financimin e projekteve infrastrukturore

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore, me kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Ministri Abrashi tha se sot ishin në Istog për të filluar disa punë të mbara për këtë komunë dhe regjionin.

Memorandumi i Mirëkuptimit që u nënshkrua sot, parasheh bartjen e kompetencave dhe mjetet buxhetore për fillimin e një rruge shumë të rëndësishme për Istogun që lidhet me Moknen.

“Po hapet një perspektivë e re zhvillimore në turizëm, ekonomi dhe blegtori edhe për Istogun dhe regjionin ku fillon një lidhje e rëndësishme e Istogut me bjeshkët”, tha Abrashi.

Ministri Abrashi bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për një projekt strategjik për Istogun për zonën përreth dhe Klinën.

“Ideja e fillimit të projektimit të rrugës Istog–Klinë, rrugë e cila do të zgjerohet në katër korsi, që lidh Istogun me autostradën Prishtinë-Pejë, dhe me rrugën nga Dollci deri në Gjakovë dhe në autostradën Ibrahim Rugova”, tha Abrashi.

Ndërsa kryetari i Istogut, Haki Rugova, tha se realizmi i këtij projekti që lidh Istogun me Moknen, është një projekt i kamotshëm i cili shumë shpejt do të fillojë me fazën e parë.

Në kuadër të Memorandumit që u nënshkrua sot, do të realizohet projekti “Ndërtimi i Rrugës Livadhet e Istogut – Mokën faza e parë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat