Në mesin e 6 të infektuarve me COVID-19 në Viti edhe një punëtor teknik i QKMF-së

Kosova

Në mesin e 6 të infektuarve me COVID-19 në Viti edhe një punëtor teknik i QKMF-së

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, njofton se sot në këtë komunë janë regjistruar 6 raste të reja me COVID-19 si dhe një person është shëruar.

Kadolli tregon se rastet e reja janë: 2 nga Sllatina e Epërme,  1 nga qyteti i Vitisë, 1 nga Lubishta , 1 nga Vërbani dhe 1 nga Tërpeza.

Numri i të infektuarve në Komunën e Vitisë nga 13 marsi deri më sot është 284.

“Në mesin e të infektuarve është edhe një punëtor teknik (vozitës) në QKMF- Viti”, thekson Kadolli më tej.

Ndërsa, personi i shëruar nga koronavirusi është nga Goshica, duke çuar numrin e të shëruarve në Viti në 187.

Drejtoresha e QKMF-së në Viti vijon apelin për mbajtjen e distancës, maskës dhe respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat