​MSh-ja bëhet me tre zëvendësministra

Kosova

​MSh-ja bëhet me tre zëvendësministra

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:00
Luan Gola

Ministria e Shëndetësisë bëhet me tre zëvendësministra. Kjo pasi që edhe një zyrtar i LDK-së është emëruar zëvendësministër në këtë dikaster.

Luan Gola që është edhe kryetar i Degës së LDK-së në Gjakovë, përmes një statusi në Facebook, ka falnëderuar kryeministrin Hoti për besimin e dhënë, teksa ka premtuar se do të japë maksimumin në funksion të shëndetit të popullatës dhe përkrahjen e masave të ndërmarra nga Ministri Zemaj dhe stafi tij.

Para Golës, në këtë ministri zëvendësministra ishin emëruar edhe Pjetër Ndou nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Resul Makreshi nga minoritetet.

Ky është statusi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Me vendim të KM Hoti sot jam emëruar Zëvendësministër i Shëndetësisë. Falenderoj KM Hoti dhe Kryetarin Mustafa për besimin e dhënë. Në këtë kohë të pandemisë do të përpiqem që të ofroj gjithë përvojën time profesionale në funksion të shëndetit të popullatës dhe përkrahjen e masave të ndërmarra nga Ministri Zemaj dhe stafi tij.

Me respekt,

Dr.Luan Gola

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat