Për një javë, 1270 persona e mposhtën Covid 19 - Bota Sot
Për një javë, 1270 persona e mposhtën Covid 19

Kosova

Për një javë, 1270 persona e mposhtën Covid 19

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Vetëm gjatë ditës së sotme jaë shëruar 205 kosovarë të infektuar me koronavirus.

E ky numër i lartë i të të shëruarve ka figuruar tash e një javë në publikimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë.

Për shtatë ditë janë shëruar 1270 persona të prekur me COVID19.

Disa nga ta e kaluan virusin në shtëpi me pa simptoma, ca të tjerë të shtrirë në shtretëritë e spitaleve, por pat prej tyre edhe që u trajtuan në shtëpi për shkak të numrit të kufizuar të të shtretërve.

Por, kur konsiderohet një person i shëruar plotësisht nga Covid19?

Në muajt e parë të pandemisë, personat të cilët dilnin negativ në dy teste brenda 24 orëve, konsideroheshin të shëruar.

Mirëpo, tani me rekomandim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pacientët nuk kanë nevoje të ritestohet, për shkak të furnizimeve të kufizuara laboratorike, pajisjeve dhe personelit në vendet ku ka përhapje intenzive.

Media ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë se kur një person i infektuar me koronavirus mund të lirohet nga izolimi.

Në përgjigjen e tyre thuhet se nëse një pacient ka simptoma për dy ditë, atëherë pacienti mund të lirohet nga izolimi pas 10 ditësh + 3 = 13 ditë nga data e fillimit të simptomave; për një pacient me simptoma për 14 ditë, pacienti mund të lirohet (14 ditë + 3 ditë =) 17 ditë pas datës së fillimit të simptomave; për një pacient me simptoma për 30 ditë, pacienti mund të lirohet (30 + 3 =) 33 ditë pas fillim të simptomave).

“Në kuadër të Menaxhimit Klinik të Udhëzuesit të Përkohshëm COVID-19 të botuar më 27 maj 2020, OBSH ka përditësuar kriteret për lirimin nga izolimi të pacientëve me COVID-19.

Këto kritere vlejnë për të gjitha rastet e COVID-19 pavarësisht nga vendndodhja e izolimit ose nga ashpërsia e sëmundjes.

Kriteret për lirimin e pacientëve nga izolimi (d.m.th., ndërprerja e masave paraprake të bazuara në përhapje) pa kërkuar ritestim:

· Për pacientët simptomatikë: 10 ditë pas fillimit të simptomave, plus së paku 3 ditë shtesë pa simptoma (pa temperaturë dhe pa simptoma të frymëmarrjes)

· Për raste asimptomatike: 10 ditë pas testit pozitiv për SARS-CoV-2

Cila është arsyeja e ndryshimit?

Në konsultimet me rrjetet globale të ekspertëve dhe Shtetet Anëtare, OBSH ka marrë informacione që rekomandimi fillestar për lirimin e pacientëve pas dy testeve negative RT-PCR në distancë kohore së paku 24 orë, për shkak të furnizimeve të kufizuara laboratorike, pajisjeve dhe personelit në vendet ku ka përhapje intenzive, ka qenë jashtëzakonisht vështirë të aplikohet, veçanërisht për raste jashtë ambienteve spitalore”, kanë thënë nga MSH.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar me virusi vdekjeprurës10,988 persona, ndërsa janë shëruar 6,616 të tjerë, kurse 373 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë, numri aktiv i rasteve është 3,999.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat