MSH-ja e lincenson laboratorin e një drejtoreshe të QKUK-së për testet e COVID-19

Kosova

MSH-ja e lincenson laboratorin e një drejtoreshe të QKUK-së për testet e COVID-19

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 22:34
EndoMedica

Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka pranuar rreth 100 aplikacione të institucioneve private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesa për lejimin e shërbimit të testimeve për SARS-Cov 2. Prej tyre, deri më tani janë licencuar 37, ndërkohë bordi është duke shqyrtuar akoma aplikacionet.

Laboratorët e licencuar tashmë kanë nisur testimet dhe rezultatet janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Por, ne mesin e laboratorëve të licencuar është edhe laboratori “EndoMedica”. Sipas listës që e ka publikuar MSH-ja, person kontaktues në këtë laborator është Venera Berisha Muharremi, e cila rezulton pronare edhe sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve.

Berisha-Muharremi është  drejtoreshë e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK.

Media ka kërkuar një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë lidhur më atë nëse është kontaktuar zyra ligjore e këtij institucioni për të hequr dilemën e konfliktit të mundëshëm të interesit në këtë rast. Por, MSH-ja nuk ka pranuar të përgjigjet lidhur më këtë rast.

Vetë drejtoresha Venera Berisha-Muharremi, në muajin qershor kishte rezultuar pozitive me COVID-19. Lajmin e kishte bërë të ditur përmes një postimi në Facebook e cila ka treguar se i gjithë stafi i Klinikës janë testuar pasi një infermiere e Klinikës ka rezultuar pozitive.

Duke iu referuar numrit të telefonit të vendosur në ARBK, lajmi ka tentuar të marrë një prononcim edhe nga drejtoresha Berisha –Muharremi, por personi qe është paraqitur në telefon ka pohuar se nuk është numri i saj.

Nga ana tjetër, gjatë ditës së sotme janë parë radhë të gjata para laboratorëve privatë duke pritur për të bërë një teste. Ndërkohë, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin e çmimeve për kryerjen e testeve molekulare dhe serologjike për SARS Cov-2 nga laboratorët e licensuar privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat