Analizat serologjike të kryera para se të fillojë puna në çerdhet në Prishtinë kanë treguar se shumica e edukatoreve në një çerdhe kanë pasur koronavirusin më herët.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
“Për shembull, analizat serologjike të një çerdheje para se të fillojnë punën ka rezultuar se gati krejt edukatoret e kanë pas virusin më herët. Si çerdhe, tani është e sigurt por bashkë me studimet tjera do të na ndihmojë ta kuptojmë përhapjen në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti.