Shërohen dy persona nga koronavirusi në Deçan

Kosova

Shërohen dy persona nga koronavirusi në Deçan

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, njofton se sot në komunën që ai udhëheq janë shëruar edhe dy persona nga koronavirusi. Po ashtu një tjetër është konfirmuar pozitiv me COVID-19.

“Edhe dy të shëruar sot dhe një tjetër i identifikuar me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë, përkatësisht nga fshati Dubravë”, shkruan kryetari.

Ramosaj thekson se aktualisht në komunën e Deçanit janë 36 raste aktive me koronavirus.

“Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 80 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 46 të shëruar plotësisht dhe 36 raste janë akoma aktive”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat