KEDS thotë se ka prishje në disa komuna për shkak të shirave

Kosova

KEDS thotë se ka prishje në disa komuna për shkak të shirave

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

KEDS ka njoftuar se për shkak të shirave të dendur këtë mbrëmje janë shkaktuar dëme në rrjetin energjetik në Prishtinë, Gjilan dhe Ferizaj. Sipas njoftimit, ekipet po punojnë në rregullimin e prishjeve dhe rikthim të energjisë.

“#KEDS ju bën thirrje konsumatorëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, mos t’i afrohen por t’a njoftojnë menjëherë Qendrën e Thirrjeve në ?0800 791 00 apo të shënojnë në faqen zyrtare të KEDS në Facebook.”.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për Konsumatorë

Si pasojë e kushteve atmosferike dhe erërave të fuqishme që goditën vendin orëve të fundit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik të #KEDS, ku zonat më të afektuara janë: #Prishtina, #Gjilani, #Ferizaji.

Ekipet e #KEDS janë mobilizuar menjëherë duke dal në zonat e afektuara ndërsa po bëjnë maksimumin që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme.

#KEDS ju bën thirrje konsumatorëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, mos t’i afrohen por t’a njoftojnë menjëherë Qendrën e Thirrjeve në ?0800 791 00 apo të shënojnë në faqen zyrtare të KEDS në Facebook.

Gjithashtu, kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të afektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat