​Dy raste të reja me koronavirus në Malishevë

Kosova

​Dy raste të reja me koronavirus në Malishevë

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Sot janë regjistruar edhe dy raste të reja aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet e reja të regjistruara janë nga fshatrat Carrallukë dhe Kërvasari.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka deklaruar se rritja e numrit të të vdekurve është shqetësuese dhe kjo situatë është krijuar pasi ka filluar trajtimi i të prekurve në spitalet rajonale.

“Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që të shqyrtojnë këtë situatë të krijuar dhe të marrin masat e nevojshme në trajtimin e pacientëve në spitalet rajonale dhe t’i shtojnë kapacitetet për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në këto spitale, pasi numri i të vdekurve është rritur shumë dhe kjo është shqetësuese. Po ashtu, shqetësuese është vonesa në konfirmimin e rasteve për të prekurit, e sidomos për rastet e vdekjeve, andaj kërkojmë nga të gjitha organet përgjegjëse që të rritet niveli i përgjegjësisë, menaxhimit të situatës dhe trajtimit të rasteve me COVID-19”, ka thënë ai.

Që nga data 14 mars e deri më sot, në Komunën e Malishevës me COVID-19 janë konfirmuar 186 raste, prej tyre 143 janë shëruar, aktiv janë 27 raste, ndërsa 16 persona kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat