Për 24 orë, janë ngritur 19 aktakuza kundër 24 personave

Kosova

Për 24 orë, janë ngritur 19 aktakuza kundër 24 personave

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 14:32
Pallati i Drejtësisë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë të premtes ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.Një (1) i ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Dhunë në Familje”, Një (1) i ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit nën dyshimin se ka kryer vepre penale “Armëmbajtje paje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar, dy (2) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, për veprat të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat