Kastrati: Komunat e vogla e të mesme kanë probleme financiare, mësimi do fillojë më 1 shtator me tri faza

Kosova

Kastrati: Komunat e vogla e të mesme kanë probleme financiare, mësimi do fillojë më 1 shtator me tri faza

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 18:12
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati

Xhafer Gashi, nënkryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës pret që një vendim se kur do fillojë mësimi do të mirret gjatë javës, kështu tha ai.

Për klasët e para, dyta e të treta mësimi do të fillojë me 1 shtator.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati tregoi se komunat kanë kërkesa të ndryshme për fillimin e mësimit.

Ai tha se kanë akoma raste aktive në Kamenicë, sipas tij kanë mungesë të hyrash në Kamenicë pra kanë probleme financiare, ai kërkoi të shikohen problemet financiare të komunave të mesme e të vogla.

Kastrati tha se Kamenica kërkonë reforma me pas 15 nxënës në klasë e tani i kanë vetëm 6 që do të thotë se kjo nuk është sfidë, por sfida është tek sigurimi i materialeve.

Ai tregoi se secila komunë në takim me Kryeministrin i ka shfaqur kërkesat e tyre, ku kërkuan zvogëlim të afatit kohor në raport me burokracinë e projekteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat