Sulmohet një polic në Prishtinë

Kosova

Sulmohet një polic në Prishtinë

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 12:21
Foto Ilustrim

Sërish raportohet për sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Sulm ndaj një polici është bërë në pasditen e së hënës. Nga Policia e Kosovës, kanë njoftuar se për këtë rast janë arrestuar dy meshkuj.

E me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë ndaluar.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit ndalen në ndalim policor prej 48-orë”, thuhet në njoftim 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat