Për 24 orë, 43 aktakuza kundër 47 personave

Kosova

Për 24 orë, 43 aktakuza kundër 47 personave

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 14:14
Foto Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur 43 aktakuza kundër 47 personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 18 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 13 persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 10 persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 7 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 5 aktakuza kundër 5 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, ka ndaluar 2 persona të dyshuar dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër 4 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 4 personave dhe ka ngritur 2 aktakuza kundër 3 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër 2 personave të dyshuar dhe ka ngritur 19 aktakuza, kundër 19 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndara, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 5 persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 5 aktakuza kundër 5 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka ngritur 8 aktakuza kundër 13 personave për vepra të ndryshme penale. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat