1 mijë e 80 nxënës të Lipjanit i janë nënshtruar testit të maturës

Kosova

1 mijë e 80 nxënës të Lipjanit i janë nënshtruar testit të maturës

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Sikur në tërë vendin, edhe në Komunën e Lipjanit sot është organizuar Provimi i Maturës Shtetërore, i cili është mbajtur në 8 qendra. Testit i janë nënshtruar 1 mijë e 80 nxënës të kësaj komune.

Siç njofton komuna, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, testi i maturës është organizuar duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ku në secilën klasë numri maksimal i nxënësve ka qenë 12.

“Drejtoresha e Arsimit në komunën e Lipjanit, Elmaze Behluli së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj kanë vizituar Qendrat e testimit, ku panë se procesi i testimit po zhvillohej mirë, ashtu siç ishte planifikuar dhe ishin bërë organizimet e duhura nga shkollat nikoqire të testit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Drejtoresha Behluli falënderoi nxënësit dhe administruesit e Testit për përgjegjshmërinë e lartë që kanë treguar sot duke respektuar masat e rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, për mbarëvajtjen e suksesshme të këtij procesi.

Ndërsa zëvendësministri i arsimit, Xhavit Rexhaj e vlerësoi lartë rrjedhën e testit dhe përgatitjet që janë bërë për këtë organizim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat