Komuna e Podujevës dezinsekton hapësirat publike përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë

Kosova

Komuna e Podujevës dezinsekton hapësirat publike përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Komuna e Podujevës ka njoftuar se duke filluar nga sot e deri me 4 shtator do të bëjë dezinsektimin e hapësirave publike përreth lumenjve, Llap dhe Dumnicë dhe pjesë të tjera nga ky vend.

E gjitha kjo do të bëhet me qëllimin të zvoglimit të numrit të rritur të insketeve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve tjera) si masë parandaluse e perhapjes së semundjeve infektive, ku bartës janë insektet e ndryshme.

“Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet sonte, 31.08.2020”, thuhet në njoftim.

“Më datën 02.09.2020 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit Podujevë dhe fshatrat; Peran, Bajçinë, Dobërdol”.

“Më datën 03.09.2020 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesën e qytetit Podujevë dhe fshatrat; Sekiraçë, Gllamnik, Siboc i Epërm, Penuhë, Lluga, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm”.

“Më datën 04.09.2020 – dezinsektimi rreth lumit , në fshatrat; Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë dhe Bellopojë”.

“Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 10:00 në mëngjes, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:00”.

“Me këtë rast, njoftojmë Shoqatat e Bletareve dhe pronarët e bletëve se ditëve të cekura si me lartë të mos i leshojnë bletët për kullosë dhe të njejtat t’i mbyllin gjatë tërë ditës, sipas dateve të lartëpërmendura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat