Shkollat në Kosovë që punojnë me planprogram të Serbisë, sot nisën mësimin online

Kosova

Shkollat në Kosovë që punojnë me planprogram të Serbisë, sot nisën mësimin online

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Udhëheqësja e administratës shkollore të Ministrisë së Arsimit të Serbisë, Jasmina Dediq, deklaroi se shkollat ​​në Kosovë të cilat punojnë sipas planprogramit të Serbisë, do të fillojnë sot mësimin në internet.

Në një deklaratë për “Kosova Online”, Dediq tha se rekomandimi i ministrisë serbe ishte që këto shkolla ​​në Kosovë të fillojnë mësimin online sot për shkak të situatës së keqe epidemiologjike.

“Ne do ta monitorojmë situatën në terren çdo ditë dhe në përputhje me këtë, do të kalojmë në vijim të rregullt”, tha Dediq.

Për mësimin online, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë nuk ka marrë ndonjë vendim. Në shkollat ​​e Kosovës të cilat janë nën juridiksionin e MASH-it, fillimi i vitit shkollor është shtyrë për dy javë për shkak të situatës me koronavirus.

Sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë (MSH), viti i ri shkollor në Kosovë do të fillojë më 14 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat