Ky është kryetari i cili prin me përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore

Kosova

Ky është kryetari i cili prin me përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 14:09
Rufki Suma

Në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të publikuara nga Instituti GAP, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma del se ka realizuar pothuajse shumicën e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore të 2017, 88 për qind të tyre.

Kryetari Suma nga 16 premtimet e dhëna ka përfunduar 14 premtime dhe dy i ka filluar.

Ndryshe, Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të dhënat më të fundit për realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatë zgjedhore të 2017. Periudha e monitorimit përfshin gjashtëmujorin e parë të 2020.

Në pjesën më të madhe të periudhës së gjashtëmujorit të parë të 2020 komunat janë përballur me gjendje të renduar si pasojë e pandemisë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat