Sindikata e KEDS-it reagon pas arrestimit të dy punëtorëve të tyre

Kosova

Sindikata e KEDS-it reagon pas arrestimit të dy punëtorëve të tyre

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj gjatë ditës së djeshme në Deçan, punëtor të KEDS-it, të cilët pas një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturës së tyre kanë sulmuar një person tjetër  i cili në atë vende kishte qenë duke punuar në rrugë.

”Viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kurse të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, Sindikata e Pavarur Elektrokosova, me anë të një postimi në Facebook, kanë shkruar se punëtorët e tyre janë sulmuar në vend të punës, sulm të cilin e kanë quajtur edhe si qyqar.

”Dënojmë sulmin fizik ndaj dy punëtorëve tanë në vendin e tyre të punës në distriktin e Pejës”.

”Ne si sindikatë ftojmë organet e rendit të mirën me rastin si dhe sulmuesit të vihen para drejtësisë, sulmi në vendet e tyre të punës është akt i ligë dhe qyqar. Njëkohësisht kërkojmë nga menaxhmenti i KEDS-KESCO, që punëtorëve tanë të ju ofrohet siguri më e madhe si dhe të mirën parasysh vështirësitë e tyre në vendet e punës”, thuhet në reagimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat