Rregullohen tri rrugë dhe filloi meremetimi i shkollës në Senik

Kosova

Rregullohen tri rrugë dhe filloi meremetimi i shkollës në Senik

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 16:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe të investimeve të planifikuara të Komunës së Malishevës, në fshatin Senik, ka filluar meremetimi i tërësishëm i objektit të shkollës, si dhe po rregullohen tri rrugë me kuba, në lagjet e këtij fshati.

Këto punime në fshatin Senik, sot i ka inspektuar drejtori komunal i urbanizimit, Ahmet Morina, ku ka parë nga afër punimet që janë kryer dhe po kryhen në këtë fshat, me qëllim të zbatimit të plotë të projekteve, dhe sipas planifikimit e paramasave të përcaktuara.

Morina, është njoftuar nga ana e operatorëve përkatës, me ecurinë e punimeve, zbatimin e planit dinamik, si në objektin e shkollës, ashtu edhe në rrugët e fshatit. “Punimet janë duke u kryer sipas planifikimit dhe plani dinamik është duke u zbatuar në realizimin e këtyre projekteve”, tha Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat