Kryetari i Vushtrrisë shërohet nga koroanvirusi

Kosova

Kryetari i Vushtrrisë shërohet nga koroanvirusi

Nga: A.SH Më: 1 shtator 2020 Në ora: 16:23
Xhafer Tahiri

Pandemia Covid-19 ka përfshirë tërë Kosovën.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafet Tahiri, i cili ka qenë I infektuar me koronavirus ka njoftuar se është shëruar plotësisht.

“Lutem që kjo pandemi të kaloj sa më parë, e të gjithë të prekurve ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sot kam marrë konfirmimin nga IKSHPK se jam shëruar nga Covid 19.

Falënderoj familjen time, në veçanti bashkëshorten Igballen që ishte afër meje dhe që u kujdesën për mua. Falënderoj po ashtu stafin e QKMF Vushtrri, Dr. Kadri Haradinaj, infermierin Esat Uka, si dhe mjekët e QKUK, Dr. Adnan Klinaku, Dr.Izet Sadiku dhe Dr. Valbon Krasniqi që janë kujdesur për shëndetin tim.

Ju faleminderit juve qytetarë e dashamirë për mijra mesazhe e telefonata dashamirësie.

Falënderoj Kryetarin Mustafa, Kryeparplamentaren Osmani, Kryeministrin Hoti, Ministrin Zemaj, ministrat e deputetët si dhe kolegët Kryetar të Komunave, për kujdesin e tyre për shëndetin tim.

Faleminderit kolegëve në Komunë, Nënkryetarit Besim Muzaqi, Kryesuesit Nasuf Aliu, shefat e partive poltike opozitare në Kuvend të Komunës të cilët u kujdesën për mbarëvajtjen e punëve në Komunë dhe më uruan shërim.

Në kujdesin e mjekëve, të familjes time, e pa dyshim me ndihmën e të Madhit Zot, kjo sprovë u kalua.

Lutem që kjo pandemi të kaloj sa më parë, e të gjithë të prekurve ju uroj shërim të shpejtë.

Nga nesër i kthehem punëve dhe obligimeve në Komunë.

I juaji

Xhafer Tahiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat