​Lladrovci: Objekti i stacionit të trenit në Drenas shumë shpejt do t’u kthehet qytetarëve

Kosova

​Lladrovci: Objekti i stacionit të trenit në Drenas shumë shpejt do t’u kthehet qytetarëve

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 19:03
Stacioni i trenit në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se stacioni i trenit në këtë qytet pritet t'i kthehet qytetarëve që udhëtojnë me tren dhe pronarit Infra-Kos.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pret nga Infra-Kos që në kohën sa më të shpejtë të aftësojë stacionin për shfrytëzim nga udhëtarët me tren dhe të mënjanojë çdo aneks, i cili nuk është brenda funksionit të stacionit të trenit.

“Përshëndes vendimin e menaxhmentit të Infra-Kosit që ky objekt të mbetet sipas destinimit themelor që ka - të shfrytëzohet nga udhëtarët me tren, përgjithmonë”, shkruan Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat