Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën dhe të enjten?

Kosova

Si do të jetë moti në Kosovë të mërkurën dhe të enjten?

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Ditëve në vijim parashihet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se të mërkurën nuk parashihen të reshura, ndërsa ditën e enjte mundësi për reshje lokale paraqiten vonë në mbrëmje dhe gjatë natës.

“Temperaturat zbresin rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore”, thekson PW.

Sipas PW, në fundjavë do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, me temperatura gradualisht në rritje.

Parashikimi për 2 dhe 3 shtator:

2.9.2020 – Më freskët dhe me erë herët në mëngjes, vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nuk parashihen të reshura. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 26C, e në vise malore 9 deri 19C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-10m/s, e herët në mëngjes me hove deri në 15m/s. Indeksi UV: 7.

3.09.2020 – Vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Më vonë gjatë natës priten mundësi për reshje lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 14C deri 27C, e në vise malore 9C deri 19C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 5-10m/s, e në Dukagjin e lehtë nga jugperëndimi 1-5m/s. Indeksi UV: 7.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat