Krasniqi: 9 familje nga komuna e Istogut rrezikojnë të mbesin pa strehim, komuna të gjejë një zgjidhje për ta

Kosova

Krasniqi: 9 familje nga komuna e Istogut rrezikojnë të mbesin pa strehim, komuna të gjejë një zgjidhje për ta

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 19:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Egjiptiane të Kosovës, IRDK, Elbert Krasniqi, njëherësh deputet i GP të VV-së, ka ngritur një problematikë me të cilën po përballen 9 familje nga komuna e Istogut.

Krasniqi ka bërë të ditur se këto familje kanë jetuar në objektin e ish-burgut në Gurakoc të komunës së Istogut për shumë vite, objekt ky i cili pritet të shembet dhe këto familje do të mbesin pa strehë.

Ai i bën thirrje Komunës së Istogut dhe Klinës duhet të bëjnë zgjidhje të qëndrueshme për këto familje duke zgjidhur problemin e strehimit.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Objekti i ish burgut në Gurakoc të komunës së Istogut për shumë vite ishte strehë për shumë familje të varfëra nga kjo komunë dhe komunat tjera.

Edhe pse ky objekt nuk plotëson asnjë kriter për banim, aktualisht aty jetojnë 9 familje me rreth 30-40 anëtarë të komunës së Istogut dhe Klinës, në kushte të mjerueshme.

Komuna e Istogut ka vendosur ta rrënoj këtë objekt dhe këto familje do të mbesin në rrugë.
Para pak ditë në Kuvendin e Kosovës nuk u mbështet propozim amandamenti për ndërtimin e 40 shtëpive që do ta zgjidhte problemin e këtyre 9 familjeve.

Komuna e Istogut dhe Klinës duhet të bëjnë zgjidhje të qëndrueshme për këto familje duke zgjidhur problemin e strehimit. Mbase zgjidhja e përhershme e banimit mund të vonohet, deri atëherë, komuna e Istogut dhe Klinës duhet strehuar këto familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat