Mamushë, pritet ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kosova

Mamushë, pritet ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 13:44
Foto Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se gjatë ditës së sotme së bashku me kryetarin e Mamushës, Abdulhadi Krasniq, kanë nënshkruar memorandumin për “Ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare”.

Ministri ka bërë të ditur se ndërtimi i kësaj qendre do të jetë në vlerë 738,922 euro, dhe se po ashtu pritet të rritet personeli mjekësor.
Zemaj ka pohuar se “Në këtë ceremoni ishin edhe ambasadori i Turqisë, Çağrı Sakar, komandanti KFOR-it turk, Savaş Yanar, koordinatori i TIKA-s, Cihan Dinçer, Ministri MZHR, Enis Kervan, deputeti Fidan Jilta dhe kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka”.

“E rikonfirmova se kjo komunë dhe komunitetet tjera, do ta kenë vëmendjen dhe mbështetjen e plotë. Për Mamushën, do të ketë specializime për Mjekësinë familjare dhe Biokiminë klinike, të cilët do të punojnë në QKMF. Në këtë rast u bë pranim-dorëzimi i autoambulancës, donacion nga KFOR-i turk dhe Turqia, e cila do të jetë në shërbim të pacientëve të kësaj komune”, thuhet në postimin e Zemajt në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat