7 raste të reja me COVID-19 në rajonin e Drenicës

Kosova

7 raste të reja me COVID-19 në rajonin e Drenicës

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 488 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 112 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Prej 112 rasteve të reja sa janë regjistruar në Kosovë, 7 raste janë nga rajoni i Drenicës.

Në komunën e Drenasit janë shënuar 4 raste të reja me koronavirus, ndërsa në komunën e Skenderajt 3 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat