​4 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Kosova

​4 raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 16:11
Ilustrim

Sot janë shëruar dy persona nga Komuna e Malishevës, të cilët ishin të prekur me koronavirus, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja.

Rastet e reja vijnë nga fshatrat Ngucat, Llazicë, Bardh dhe Drenoc.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Që nga shpërthimi i pandemisë në mars e deri më sot, në Komunën e Malishevës me COVID-19 janë prekur 212 persona, prej tyre 162 janë shëruar, 31 raste janë ende aktive, ndërsa 19 persona kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat