Kryetarët e komunave nuk votojnë rishikimin e buxhetit për kornizën afatmesme 2021/23

Kosova

Kryetarët e komunave nuk votojnë rishikimin e buxhetit për kornizën afatmesme 2021/23

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 16:11
Kryetarët e komunave

Kryetarët e komunave të Kosovës kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë rishikimin e buxhetit për kornizën afatmesme të shpenzimeve 2021/23, në komisionin e granteve, në takimin që kishin me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe Ministrin e Pushtetit Lokal, Goran Rakiq.

“Arsyeja kryesore është që Ministria e Financave ka paraparë shkurtime buxhetore për vitin 2021 në raport me vitin 2020 ne vlerë prej 32.95 milion euro për komuna. Me shkurtimin e buxheteve komunale do të ndërpriten shumë projekte kapitale të cilat do të ndikojnë në mos-përmirësimin e jetës së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Gjithashtu, kryetarët njëzëri konstatuan që 32.95 milionë euro mund të duken si shumë e vogël parash për nivelin qendror por këto mjete janë shumë për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat