Anulohet Hardh Fest 2020 “Online Edition”

Kosova

Anulohet Hardh Fest 2020 “Online Edition”

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:13
Ilustrim

Për shkak te situatës me pandeminë është anuluar Hardh Fest 2020 “Online Edition”.

Organizata me të njëjtin emër thotë se vendimi është marrë pas njoftimit nga Policia e Kosovës.

“Kemi marrë njoftim nga Policia e Kosovës se nuk lejohen të mbahen tubime publike sipas Vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 01/17 e dt. 28.07.2020 sipas pikave 6,7 dhe 8. Andaj ne si OJQ ‘Hardh Fest’ jemi të obliguar të anulojmë të gjitha aktivitetet e parapara në Hardh Fest 2020 ‘Online Edition’”, thuhet në komunikatë.

Organizata “Hardh Fest” ka falënderuat të gjitha institucionet për gatishmërinë për të mbështetur festivalin, ndërsa ka premtuar se do të rikthehet si organizim vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat