​Zemaj: Të burgosurit do të vazhdojnë̈ të marrin trajtime mjekësore pa u diskriminuar

Kosova

​Zemaj: Të burgosurit do të vazhdojnë̈ të marrin trajtime mjekësore pa u diskriminuar

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 18:51
Pamje nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar Hilmi Jasharin, Avokat i Popullit në Kosovë, me të cilin kanë shkëmbyer idetë dhe pikëpamjet për zhvillim e kulturës së qeverisjes së mirë, të administrim të mirë, transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike para qytetarëve të Kosovës.

Zemaj ka shkruar se Avokati i Popullit është njëri ndër institucionet garant të demokracisë, shtetit ligjor dhe i të drejtave të njeriut.

“Andaj, rekomandimet nga ky institucion synojnë të sjellin përmirësime në standardet dhe në cilësinë e shërbimeve të autoriteteve publike ndaj qytetarëve.

Shpreha gatishmërinë time për të bashkëpunuar me këtë institucion shumë të rëndësishëm, i cili ndër të tjera është një mekanizëm ligjor edhe për mbrojtjen e personave të privuar nga liria, që shpeshherë qëndrojnë në institucionet shëndetësore. E të cilët do të vazhdojnë të marrin të trajtime mjekësore pa u diskriminuar”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat