Nesër do të ndizen qirinj në nderim të policëve që vdiqën nga COVID-19

Kosova

Nesër do të ndizen qirinj në nderim të policëve që vdiqën nga COVID-19

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Në nderim të policëve të Kosovës që vdiqën nga COVID-19 do të ndizen qirinj.

Arsyeja e zhvillimit të aktiviteti është falenderim për pjestarët e Policisë së Kosovës që pavarësisht rrezikun ata çdo herë janë në krye të detyrës.

Aktiviteti do të zhvillohet nga shoqata “Miqtë e Amerikës”, nesër para Teatrit Kombëtar, duke filluar nga ora 14:00 deri 14:20.

Njoftimi i plotë:

Media të nderuara,

Ju ftojmë që ta përcjellni eventin e radhës së shoqatës “Miqtë e Amerikës”, “Nderim policëve e stafit civil që kanë vdekur si pasojë e pandemisë Covid-19”.

Gjatë këtij viti kemi bërë veprime falenderuese edhe ndaj përkrahësve tjerë të aktiviteteve tona; zjarrfikësave e personelit mjekesor.

Arsyeja e zhvillimit të aktiviteti, është falenderim për pjestarët e Policisë së Kosovës që pavarësisht rrezikun ata çdo herë janë në krye të detyrës.

Arsye tjetër është se gjatë këtyre 16 viteve aktivitet të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, çdo herë e kemi pas përkrahjen e parezervë që nga drejtori i Policisë e deri tek polici në trafik apo stafi civil.

Forma e organizimit të aktivitetit:

Do ketë rollapa me foto të policëve të vdekur e stafit civil (9 sish), dhe do ndezen qirinjë nga drejtori i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepi e disa aktivistë.

Data e organizimit: 04.09.2020 (E premte).

Vendi: Para Teatrit Kombëtar

Ora: 14:00 deri 14:20

P.S. I lusim aktivistët e qytetarët që për shkak të Pandemisë mos të grumbullohen afër apo të vinë në event, ngase kemi marr leje nga institucionet relevante shtetërore që aktiviteti të zhvillohet me vetem pesë (5) persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat