Babai ishte i dehur në momentin që plagosi djalin e tij në Malishevë

Kosova

Babai ishte i dehur në momentin që plagosi djalin e tij në Malishevë

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 21:32
Malishevë

Babai ishte i dehur në momentin që plagosi djalin e tij në Malishevë

I dyshuari është arrestuar nga polica ndërsa është dashur edhe intervenimi i Njësisë Speciale.

Në orën 10, mbrëmjen e së mërkurës, u kthye në shtëpinë e tij në fshatin Llapqevë të Malishevës

E më të hyrë në shtëpi, dyshohet që N.H, nisi një konflikt me anëtarët e tjerë të familjes.

Nga kjo, e pësoi djali i vogël i familjes, i cili u plagos me armë zjarri. 

Ndërkohë, më t’i dëgjuar krismat, fshatarët njoftuan policinë.

Por, as arritja e tyre, nuk bëri punë.

N.H mbajti peng edhe për një orë pjesën tjetër të familjes.

Për këtë, u desh të intervenonte edhe Njësiti Special i Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, T7 gjatë ditës ka qëndruar në këtë fshat.

 

Por, televizioni nuk u lejua të marrë pamje në vendin ku ndodhi ngjarja.

Ndërkohë i plagosuri, u dërgua me autoambulancë në Urgjencën e Malishevës.

E rastin e kanë konfirmuar edhe në Stacionin Policor në Gjakovë.

Sipas policisë,  i dyshuari është arrestuar dhe viktimës I është ofruar ndihma e parë dhe është transferuar në QKUK në Prishtinë.

I plagosuri është i lindur në vitin 1993.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat