​Haradinaj e nderon me medalje kryetarin e Obiliqit

Kosova

​Haradinaj e nderon me medalje kryetarin e Obiliqit

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 22:14
Xhafer Gashi dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar kryetarin e Obiliqit Xhafer Gashi, për të cilin ka thënë se është dëshmuar për devotshmërinë e tij ndaj qytetarëve, ashtu siç u dëshmua në ditët kur luftonim për lirinë tonë.

“Me këtë rast, Xhaferit i ndava medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET", për kontributin e tij në luftë dhe në paqe.

Shteti i fortë, i udhëhequr nga njerëz të ndershëm, guximtarë e të përgjegjshëm është vizion i Aleancës”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat