Krasniqi: Mbështetja amerikane për Kosovën ka qenë bipartizane

Kosova

Krasniqi: Mbështetja amerikane për Kosovën ka qenë bipartizane

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 22:26
Jeta Krasniqi

Njohësja e çështjeve të dialogut Kosovë-Serbi, Jeta Krasniqi, ka komentuar takimin mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë që u zhvillua në Washington.

Krasniqi në emisionin Rubikon tha se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë nuk i normalizon raportet.

Sipas saj ky është një proces më i gjatë.

Ajo tha se marrëveshja ekonomike që po synohet të arrihet krijon relaksim dhe mirëbesim mes palëve.

“Nuk mendoj që edhe më tutje me një marreveshje perfundimtare do të kemi normalizim të raporteve, është një proces më i gjatë. E para duhet të verifikohet. Kishim edhe një Tweet që doli nga Ambasadori Grenell që tha se ky nuk është e vërtetë”.

“Gjithsesi ajo se çka duhet të thuhet është edhe se Kosova dhe Serbia, kanë hyrë në negociata që nga viti 2011 me ndërmjetësim nga BE dhe mbështetje nga SHBA. Normalizimi i raporteve nuk është plotësisht e qartë se çka do të thotë, por që me njohjen reciproke merr kuptim. Marrëveshja ekonomike synon të relaksojë raportet mes palëve dhe krijon mirëbesim. Marrëveshja ekonomike krijon mundësi të mira të investimeve”.

Njohësja e procesit të negociatave thekson se Kosova ka vepruar gabimisht në negociata.

Ajo shtoi se mbështetja e Shteteve të Bashkaura të Amerikës ka qenë mbi partiake pavarësisht se cila nga Administratat ka qenë në pushtet.

“Ajo se çka ka bërë gabim Kosova në negociata është se i ka drejtuar negociatat në mënyrën se çka duhet të jap për të marr njohjen reciproke. Dhe Serbia asnjëherë nuk e ka parë Kosovën si shtet dhe ka thënë që duhet të diskutohen edhe disa gjëra”.

“Vetëm një marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është ratifikuar vetëm një marreveshje. Ajo e vitit 2013. Tani kemi vetëm takimin e parë ku flitet për marreveshje ekonomike. Tani dihet se në SHBA ka edhe zgjedhje dhe ka një kohë deri kur mund të merret me një çështje të tillë. Por, nuk do të thote që nuk mund të ndodhë edhë një takim gjatë kësaj Administrate. Mbështetja e SHBA-ve ka qenë mbi partizane”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat