Osmani takohet me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë

Kosova

Osmani takohet me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 14:42
Vjosa Osmani është takuar sot me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Këtë e bëri të ditur vet Szunyog me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, i cili ka thënë se ata folën për rolin e Kuvendit në perspektivën e integrimit evropian të flamurit të Kosovës, duke mbrojtur interesat dhe transparencën e njerëzve.

“Fokusi në zhvillimin ekonomik dhe në vendet e nevojshme të punës. SAA/ERA, IPA dhe mjetet rajonale të investimeve janë katër çelësat e ekonomisë”, ka shkruar Szunyog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat