​Çerdhja publike në Malishevë hapet të hënën

Kosova

​Çerdhja publike në Malishevë hapet të hënën

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Drejtoria për Arsim dhe Edukim, ka bërë të ditur se çerdhja publike në Malishevë, do të hapet këtë të hënë. Vendimi për hapjen e çerdhes ka ardhur pas testimit për covid, të të gjithë punonjësve të cilët kanë rezultuar negativ.

Sipas një komunikate, kjo është konfirmuar edhe nga shtabi komunal për menaxhimin e situatës me covid-19, në komunikim zyrtar me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me covid-19, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i kanë konfirmuar rezultatet e testit për të gjitha edukatoret dhe stafin tjetër të çerdhes dhe si rezultat, çerdhja do të hapet këtë të hëne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat