Kosova do të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem

Kosova

Kosova do të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 23:41

Kosova do të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem. Kjo duket se është marrëveshja e arritur për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku Prishtina zyrtare ka rënë dakord hapjen e ambasadës në Jeruzalem, menjëheë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Një gjë e tillë  u bë publike nga kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili tha të Premten se jo vetëm që Kosova do ta njihte Izraelin, por do të hapte një ambasadë në Jeruzalem, duke u bërë kombi i parë me shumicë myslimane që e bën këtë.

"Kosova - tha ai - do të jetë shteti i parë me shumicë myslimane që hap një ambasadë në Jeruzalem. Siç thashë ditët e fundit, rrethi i paqes dhe njohjes së Izraelit po zgjerohet dhe është e parashikueshme që vendet e tjera të bashkohen".

Më herët të Premten, Serbia njoftoi se do të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem. Lëvizjet vijnë si pjesë e diskutimeve të ndërmjetësuara nga SH.B.A. për të normalizuar lidhjet ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës.

Nisma për zhvendosjen e ambasadave në Jeruzalem është e presidentit Donald Trump, ku SHBA ishte shteti i parë që e ndërmori një vendim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat