Një i shëruar dhe tre raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Kosova

Një i shëruar dhe tre raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Në territorin e Komunës së Malishevës, sot është raportuar për një person të shëruar nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara nga IKSHPK në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës.

Rastet e regjistruara sot, vijnë nga fshatrat Llazicë, Astrazup dhe Pagarushë, ndërsa numri i rasteve aktive është 33 raste.

Gjendja e përgjithshme me koronavirus në këtë komunë është kjo: nga data 14 mars kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, të prekur me covid-19 janë regjistruar, 215 persona, prej tyre 163 janë shëruar, 19 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me COVID-19, mbesin 33 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat