​Jashari-qytetarëve: Ta nderojmë një qytet të zhvilluar dhe të pastër

Kosova

​Jashari-qytetarëve: Ta nderojmë një qytet të zhvilluar dhe të pastër

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 17:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se po bëjnë aksione të vazhdueshme për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave, për të krijuar një mjedis të pastër dhe jetë të shëndetshme për të gjithë.

Jashari ka shkruar në Facebook se Drejtoria e Shërbimeve Publike, bashkë me “Uniteti” -in pas eliminimit të 106 deponive ilegale muaj me parë, gjatë javës që po lëmë pas ka larguar edhe 2 deponi të tjera, njeren tek lagjia 3, e qytetit dhe tjetrën në Burojë, tek rruga “Mulla Ilaz Buroja”.

“Të dashur qytetarë, kërkoj nga të gjithë ju që të mbrojmë mjedisin dhe kështu të dëshmojmë që ne e duam vendin tonë, atdheun tonë, për të cilin u sakrifikuan gjenerata të tëra. Jemi në rrugë të mbarë, së bashku për të ndërtuar një qytet të zhvilluar dhe të pastër, një komunë që kujdeset për natyrën, sepse duke u kujdesur për natyrën ne kujdesemi për shëndetin tonë. Aplikimi i gjobave kundër atyre që ndotin mjedisin nuk është dëshirë e jona, por nganjëherë mjet i domosdoshëm i vetëdijësimit qytetar. Andaj, të dashur qytetarë, mos hedhni mbeturina jashtë vendeve të caktuara dhe lajmëroni tek organet komunale të gjithë ata që ndotin mjedisin. Bashkë për Skenderajn tone”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat