​Gashi: Në Obiliq po realizohen projekte madhore për qytetarët

Kosova

​Gashi: Në Obiliq po realizohen projekte madhore për qytetarët

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 20:24
Foto

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me nënkryetarin, Ibush Mjekiqi, kanë inspektuar disa nga punimet që po zhvillohen në Obiliq, në rrënimin e objekteve të vjetëruara, në hapësirën e të cilave do vazhdohet me punimet për realizimin e projektit të sheshit të qytetit “Dëshmorët e Kombit“, vendpunishten ku po realizohen punimet në ndërtimin e Bibliotekës së qytetit dhe fillimi i punimeve në sallën e edukatës fizike në SHFMU “Pandeli Sotiri“ në Obiliqin e vjetër.

Kryetari Gashi, gjatë inspektimit të punimeve në sheshin e qytetit ka theksuar se punimet në këtë shesh, po zhvillohen me dinamikë të shtuar sipas kontratës së planifikuar dhe pritet të përmbyllen në tetorin e këtij viti, me jetësimin e këtij projekti madhor, Obiliq do të marrë një pamje të mrekullueshme.

“Obiliqi tashmë po ndryshon, përmes vullnetit dhe përkushtimit tonë të përbashkët në realizimin e projekteve në të mirën e qytetarëve, në theks të veçantë për brezat e rinjë që do të vijnë pas nesh!“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat