Kjo është komuna me më së shumti raste me Covid-19 sot

Kosova

Kjo është komuna me më së shumti raste me Covid-19 sot

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Shtatë pacientë kanë humbur jetën dhe 92 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546 raste.

Më së shumti raste janë konfirmuar në komunën e Prishtinë, gjithsej 39 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat