Ramiz Lladrovci i ndërpret punën kompanisë në Drenas, kishte dyshime mbi cilësinë e gypave të kanalizimit

Kosova

Ramiz Lladrovci i ndërpret punën kompanisë në Drenas, kishte dyshime mbi cilësinë e gypave të kanalizimit

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Komuna e Drenasit nëpërmes një njoftimi ka bërë të ditur se se drejtoria e Infrastrukturës Lokale ka ndaluar punimet e projektit të kanalizimit të ujërave të zeza në fshatrat Sankoc, Fushticë e Ulët dhe të Epërme, për arsyeje se sipas tyre, kompania e kontraktuar e projektit nuk i ka zhvilluar punimet në bazë të paramasës së nënshkruar në mes të Operatorit Ekonomik dhe Komunës së Drenasit.

Në komunikatën e komunës, thuhet se gypi i vendosur nga kompania nuk është sipas standardeve të kërkuara.

“Drejtoria e Infrastrukturës i ka dhënë vërejtje kompanisë dhe ka kërkuar që brenda afatit prej 7 ditë, OE të largoj gypat e cilësisë së dobët dhe t’i vendos ato sipas paramasës së kontratës dhe të eliminoj çdo defekt tjetër të shkaktuar gjatë punimeve. Kjo pasi Komuna e Drenasit është përkushtuar që çdo projekt të realizoj sipas paramasave dhe parallogarive, gjithmonë duke synuar mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit të postuar në rrjetin social “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat