Drenasi i gatshëm për hapjen e shkollave

Kosova

Drenasi i gatshëm për hapjen e shkollave

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 16:16
Komuna e Drenasit

Drejtoria Komunale e Arsimit, ka bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e shkollave për vitin e ri shkollor 2020-2021.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka, pas dakordimin me Task Forcën me nivel komunal, të premten ka mbajtur takim me drejtorët e shkollave, ku edhe ka kërkuar nga ana e tyre për të raportuar mbi përgatitjet rreth fillimit të vitit të ri shkollor 2020-2021.

Gjoka ka theksuar se të gjitha shkollat janë të gatshme për fillimin e procesit mësimor, dhe se në të gjitha shkollat është bërë dezinfektimi i objekteve, janë pajisur me materialet dezinfektuese të nevojshme, janë siguruar librat shkollor, po ashtu janë vendosur shenjat në hyrje dhe objekte të shkollave për masat parandaluese anti-covid-19.

Mësimi do të filloj sipas skenarit të parë të Ministrisë së Arsimit, pra fillimisht do të fillojnë klasat 0, 1, 2, 3, 6 dhe 10. Ndërsa klasat tjera do të fillojnë nga data 21.09.2020.

Në të gjitha objektet shkollore, është siguruar edhe distanca e mbajtës së mësimit, bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat