Flet familja e gruas që u ther 11 herë me thikë nga burri – dalin pamjet e viktimës

Kosova

Flet familja e gruas që u ther 11 herë me thikë nga burri – dalin pamjet e viktimës

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Gjendja e 36 vjeçares, Qendresa Barani, e therur dy ditë më parë nga burri i saj,  është stabile, ani se i ka 11 plagë në trup.

Ajo po qëndron e shtrirë në Kirurgjinë Plastike në QKUK, derisa të dyshuarit, F. R. i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Familjarët e viktimës së sulmit, thanë se e tëra ndodhi mëngjesin e hershëm të së martës, derisa ajo ishte në dhomë më dy fëmijët e saj 8 dhe 5 vjeç.

Sipas tyre, Qendresa e dinte se bëhet fjalë për burrin e saj, meqenëse i njëjti e kishte sulmuar edhe më herët, për çka për njërin nga rastet e paraqitura, ai ishte dënuar me 12 muaj burgim me kusht.

Incidentin e dhunshëm e konfirmoi dy ditë më parë edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Ndërkohë, Komuna e Mitrovicës, vendosi këtë të premte që sulmuesin ta suspendojë nga puna e arsimtarit të artit figurativ. Njëjtë mësimdhënëse është edhe viktima.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat