FSSHK kërkon nga AAK e Nisma presion te Hoti për shtesat në paga

Kosova

FSSHK kërkon nga AAK e Nisma presion te Hoti për shtesat në paga

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 16:27
Foto Ilustrim

Federata Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka kërkuar serish nga kryeministri Avdullah Hoti që të gjithë të punësuarve në institucionet shëndetësore publike t’iu paguhen 300 euro shtesë.

FSSHK ka njoftuar edhe krerët e partive politike që përbëjnë koalicionin qeverisës Ramush Haradinaj-AAK dhe Fatmir Limaj-Nisma, duke sqaruar se vendimi i Qeverisë për shtesat mbi pagë prej 300 euro ka bërë selektim të përfituesve të kësaj shtese e si për pasojë me mijëra punëtorë nuk i kanë marrë shtesat.

“Kemi kërkuar nga krerët e koalicionit që të ndikojnë te kryeministri Hoti që urgjentisht të bëjë plotësim-ndryshimin e vendimit duke i paraparë në pagesën shtesë të gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore publike. Nëse përfundimisht nuk do të ndryshojë gjendja në favor të punësuarve në institucione shëndetësore atëherë jemi të detyruar të ndërmarrim veprime sindikale deri në realizimin e kërkesave tona të ligjshme dhe humane”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat