​Përurohet pika e përpunimit të pemëve dhe perimeve në fshatin Brusnik të Vushtrrisë

Kosova

​Përurohet pika e përpunimit të pemëve dhe perimeve në fshatin Brusnik të Vushtrrisë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 16:04
Foto nga përurimi

Përmes mbështetjes së madhe të organizatës zvicerane CSD që merret me mbështetjen e grave, sot në fshatin Brusnik të Vushtrrisë është përuruar pika e përpunimit të pemëve dhe perimeve.

Në ceremoninë e përurimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm për banorët e zonës, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka përgëzuar përfituesen e këtij projekti, për të cilën tha se duhet të jetë shembull edhe për gratë tjera të zonës. “Zonjës Vjosa si përfituese e grantit i dëshirojmë punë të mbarë, shumë suksese dhe i inkurajojmë të gjitha gratë të ndjekin shembullin e saj”, ka thënë Tahiri.

Po ashtu kryetari i komunës, i ka ftuar qytetarët, bizneset dhe marketet vushtrriase që të përkrahin produktet e Vjosës dhe grave nga Brusniku.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i organizatës Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë, Zenel Bunjaku, tha se IADK ka për qëllim zhvillimin e bujqësisë e që në këtë rrugëtim ka ndërtuar një partneritet me Komunën e Vushtrrrisë, por edhe me fermerët e vyeshëm vushtrrias.

Bunjaku tha se kjo qendër e përpunimit do ti shërbej jo vetëm familjes që ka përfituar nga ky donacion, por edhe komuniteti përreth në përpunimin e pemëve dhe perimeve që ata i kultivojnë.

Përveç përkrahjes të përgjithshme të kësaj qendre, IADK ka ndihmuar këtë qendër edhe në brendimin e produkteve. “Përpos instalimit të linjës së përpunimit IADK ka ndihmuar edhe në brendimin dhe barkodet për 100 produktet, ku qendra do te mund te shes produktet edhe në markete”, ka bëtë të ditur Hafize Veseli, eksperte e përpunimit të produkteve.

Ky projekt është realizuar nga IADK dhe Komuna e Vushtrrisë e cila ka financuar 20 përqind të investimit.

Fshati Brusnik tradicionalisht është merr me kultivimin e frutave e sidomos perimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat