​Edhe një projekt për shkollën “Adem Gllavica” në Lipjan

Kosova

​Edhe një projekt për shkollën “Adem Gllavica” në Lipjan

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 19:07
Pamje nga takimi

Komuna e Lipjanit sot ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për mbështetjen e shkollës “Adem Gllavica” nga projekti ESVET PRO.

Kryetari Imri Ahmeti tha se bashkë me Daniele Cristian Passalacqua, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi për mbështetje për shkollën profesionale “Adem Gllavica”, përmes projektit ESVET PRO, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

“Projekti është shumë i rëndësishëm, pasi ka fokus shkollat profesionale në nxitjen e mëtutjeshme të sistemit të arsimit profesional duke i referuar suksesit të mirë të zbatimit të konceptit të modelit të biznesit, këto shkolla kanë nevojë për projekte të tilla të aftësimi profesional”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat