​Zemaj në Lluzhan: Asgjë nuk do t'i lihet rastit në luftën kundër COVID-19

Kosova

​Zemaj në Lluzhan: Asgjë nuk do t'i lihet rastit në luftën kundër COVID-19

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 19:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari kanë vizituar sot shkollën "Afrimi e Fahriu" në Lluzhan, për të parë nga afër respektimin e masave antiCOVID-19, në hapësirat shkollore.

Ai në një postim në Facebook ka porositur prindërit dhe fëmijët që të vazhdojnë me respektimin e masave në luftimin e koronavirusit, duke iu shmangur njëherësh grumbullimeve në masë e që rrezikon prekjen nga kjo sëmundje e rrezikshme.

Postimi i plotë:

Asgjë nuk do t'i lihet rastit në luftën kundër COVID-19!

Në aktivitete të ndara, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarin dhe deputetët, vizituam Shkollën "Afrimi e Fahriu" në Lluzhan, ku pamë respektimin e masave antiCOVID, në hapësirat shkollore. Masat e ndërmarra, ishin në nivelin e duhur.

Prindër të dashur, grumbullimet tuaja gjatë përcjelljes së nxënësve në oborr të shkollave, janë panevojshme. Gjatë sjelljes dhe marrjes së fëmijëve nga shkolla, ju lutem mos u grumbulloni sepse nuk e ndihmoni fëmijën tuaj as nxënësit tjerë. Përkundrazi.

Gjatë vizitës në AMF, në Lluzhan të Podujevës, e falënderova personelin mjekësor për përkushtimin e pa ndërprerë gjatë 24 orëve në shërbim të qytetarëve.

Të gjithë së bashku mund t'ia dalim! Vendose maskën! Mbaje higjienën! Ruaje distancën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat